COBISS
Fillimi  >  COBISS3  >  Bibliotekat
COBISS3
Instalimi

Instalimi i ndërfaqes së përdoruesit COBISS3 bëhet nëpërmjet internetit.

  1. Kontrolloni nëse në kompjuterin tuaj është instaluar versioni me kod të hapur i programit Java, përkatësisht versioni i lejuar.
  2. Nëse instalimi apo përditësimi i versionit me kod të hapur të programit Java është i nevojshëm, ju lutemi përzgjidhni:
  3. Instaloni ndërfaqen e përdoruesit COBISS3 (klikoni butonin i cili 
				ndodhet në anën e djathtë të akronimit të institucionit apo bibliotekës tuaj). i cili ndodhet në anën e djathtë të akronimit të institucionit apo bibliotekës tuaj).
  4. Hapni ndërfaqen e përdoruesit COBISS3 (klikoni ikonën në desktop) dhe nëse ju hapet dritarja e sigurisë konfirmoni besimin në ndërfaqen COBISS3.
Procedura e instalimit të programit Java në mjedisin e Windows

Programi COBISS sështë i ndërtuar në mjedisin Java. Për përdorimin e programit COBISS duhet të instaloni versionin më të riprogramit Java. Kjo është e nevojshme për shkak të përshtatjes dhe përditësimit, si të programit Java, ashtu edhe të programit COBISS.

Përgatitja për instalimin e programit

Instalimi i programit Java në një klient nuk është i mundur pa të drejtat e administratorit në mjedisin e sistemit operativ Microsoft Windows. Instalimin mund ta bëni përmes përmes faqes elektronike të JavaTM ORACLE®: http://www.java.com/en/.

SHËNIM: Instaloni vetëm programin ORACLE Java!

Verifikimi i versionit të programit

Përdoruesit e mjedisit MS Windows përmes faqes elektronike të Java-s mund të verifikojnë direkt, nëse e kanë të instaluar versionin e fundit të programit Java. Me faqen elektronike lidheni përmes linkut Verify Java and Find Out-of-Date Versions, ndërsa duke klikuar në butonin:


filloni procedurën e verifikimit të versionit të rekomanduar të Java-s në kompjuterin tuaj. Kur versioni i rekomanduar i Java-s të instalohet, shfaqet ky mesazh (Foto 1):


Figura 1: Konfirmimi pas verifikimit të versionit të rekomanduar të Java-s


Në rast të kundërt duhet të rifilloni procedurën për instalimin e versionit të rekomanduar të Java-s. Ju mund të fshini dhe pastaj të instaloni ose përditësoni programin Java.

SHËNIM: Nëse verifikimi i programit Java nuk është i mundur, konsultohuni me profesionistët, të cilët mirëmbajnë kompjuterët tuaj!

Largimi i versionit të vjetër të programit Java

Nëse keni probleme me instalimin e versionit të fundit ose keni probleme me aplikacionet COBISS, të cilat janë të bazuara në programin Java, fshini versionin e vjetër të tij.

Për të fshirë versionin e vjetër përdorni mjetet për largimin e programit Java (Java Uninstall Tool).

Programin Java në mjedisin MS Windows mund ta largoni edhe përmes Control Panel. Pas largimit duhet të ristartoni kompjuterin tuaj.

Instalimi ose përditësimi i programit Java

Instalimin ose përditësimin mund ta bëni në dy mënyra:

  1. Përmes opsionit JavaControl Panel. Në dritaren Java Control Panel në skedën General përzgjidhni About; tpastaj në dritaren About Java klikoni linkun http://www.java.com (figura 2).

  2. Figura 2: Dritarja me linkun për instalimin ose përditësimin


    Për vazhdimin e procedurës klikoni butonin:


    i cili ju mundëson instalimin e versionit të rekomanduar të Java-s.

    Ndiqni udhëzimet për instalim.


  3. Në faqen elektronike COBISS3 në dritaren Instalimi wnë pikën 2 përzgjidhni linkun për mjedisin MS Windows ose për mjedisin Linux/Mac (figura 3), i cili ju mundëson instalimin e versionit të rekomanduar të programit Java.

  4. Figura 3: Dritarja Instalimi në faqen elektronike COBISS3


    Më pas klikoni butonin:


    Ndiqni udhëzimet për instalim.


SHËNIM!

Para instalimit mund të shfaqet kërkesa për instalimin e mjeteve shtesë, siç është ASK Toolbar ose të ngjashme (figura 4). Në raste të tilla, duke klikuar mbi kutinë e zgjedhjes (uncheck) vazhdoni instalimin pa instaluar mjetet shtesë


Figura 4: Dritarja me kërkesën për instalimin e mjeteve shtesë