COBISS
Fillimi  >  COBISS3  >  Bibliotekat
COBISS3
Instalimi

Instalimi i ndërfaqes së përdoruesit COBISS3 bëhet nëpërmjet internetit.

  1. Kontrolloni nëse në kompjuterin tuaj është instaluar versioni i fundit i programit Java
  2. Nëse instalimi apo përditësimi i versionit të fundit të programit Java është i nevojshëm, klikoni:
  3. Instaloni ndërfaqen e përdoruesit COBISS3 (klikoni butonin që gjendet 
			  pranë institucionit apo bibliotekës tuaj, në anën e djathtë. i cili ndodhet në anën e djathtë të akronimit të institucionit apo bibliotekës tuaj, në anën e djathtë).
  4. Hapni ndërfaqen e përdoruesit COBISS3 (klikoni ikonën në desktop).
Procedura e instalimit ose përditësimit të programit Java për Linux ose Mac

Programi COBISS është i ndërtuar në mjedisin Java. Për përdorimin e programit COBISS duhet të instaloni versionin më të riprogramit Java. Kjo është e nevojshme për shkak të përshtatjes dhe përditësimit, si të programit Java, ashtu edhe të programit COBISS.

Përgatitja për instalimin e programit

Instalimi i programit Java në një klient nuk është i mundur pa të drejtat e administratorit (Superuser ose Administrator) në mjedisin e sistemit operativ Linux ose Mac. Instalimin mund ta bëni përmes përmes faqes elektronike të JavaTM ORACLE®: http://www.java.com/en/.

Për t'i shmangur problemet e mundshme, kërkoni ndihmë nga profesionistët, të cilët mirëmbajnë kompjuterët tuaj.

SHËNIM: Instaloni vetëm programin ORACLE Java!

Verifikimi i versionit të programit

CNë Control Panel-in e programit (Java Control Panel) verifikoni versionin e programit (figura 1). Versionin e instaluar duhet ta krahasoni me versionin e rekomanduar, i cili është në dispozicion në faqen elektronike Downloads for All Operating Systems):


Figura 1: Dritarja me linkun për instalimin ose përditësimin


Nëse versioni i instaluar dhe ai i rekomanduar i Javas-s nuk janë të njëjtë, filloni procedurën e instalimit të versionit të rekomanduar. Ju mund të fshini dhe pastaj të instaloni ose përditësoni programin Java.

Largimi i versionit të vjetër të programit Java

Nëse keni probleme me instalimin e versionit të fundit ose keni probleme me aplikacionet COBISS, të cilat janë të bazuara në programin Java, fshini versionin e vjetër të tij.

Për të fshirë versionin e vjetër përdorni udhëzimet për largimin e programit Java (Java Uninstall Tool):

Instalimi ose përditësimi i programit Java

Versionin e fundit të programit Java mund ta instaloni ose përditësoni duke përzgjedhur dhe shkarkuar skedarin sipas sistemit operativ, të cilin e përdorni:

Pas kësaj, vazhdoni hap pas hapi me instalimin e skedarit të shkarkuar. Udhëzimet për instalim i gjeni në këto faqe elektronike: